
Sulmohet Kharkivi, digjet një konvikt studentësh
01 gusht 2023
| 08:54
Kharkivi është qëlluar sërish nga dronët rusë, njoftuan zyrtarët shtetërorë, duke shtuar se dy kate të një konvikti janë shkatërruar.
Siç ka raportuar TheGuardian, shefi i policisë për rajonin e Kharkivit, Volodymyr Tymoshko, tha se një person u plagos, ndërsa në konvikte s’pati studentë të vendosur pasi një pjesë e tyre gjenden në grevë.
“Një nga dronët shkatërroi dy kate të një konvikti. Ka shpërthyer një zjarr dhe po marrin pjesë shërbimet e urgjencës”, tha kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov.
Në rrjete sociale kanë dalë pamje të sulmit.