Sulmohet Marko Gjuriq

28 korrik 2025 | 15:08

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se është sulmuar në rrugë, teksa po shëtiste me vajzat e tij. Gazetarja nga Lugina, Ardita Behluli thotë se Gjuriq u sulmua nga një qytetar në Beograd. “E tërë kjo ka ndodhur si shkak i një dezinformate që është përhapur në opinionin publik, ku gjithmonë citojmë dhe referohemi na bazë të informacionit zyrtar që kanë dhënë institucionet përkatëse”, u shpreh Behluli në “Kosova Today”. Ajo thotë se dezinformata ka të bëjë me pranimin e vendosjes së shtetasve të huaj në Serbi, marrëveshje kjo që thuhet se u sulmua ministri i jashtëm.

Behluli thotë se kjo tregon se Serbia është në një atmosferë të dezinformimit dhe urrejtjes që përhapet në publik. Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se Gjuriqi shfaqi dy fytyra, pasi sipas tij ai edhe thoshte se nuk do ta paraqesë veten si viktimë, por nga ana tjetër, poston mesazhet kërcënuese. Derisa ai thotë se në Serbi, nuk ka aspak transparencë, përkundrazi ka kontrollim të rreptë. Ndërkohë, gazetari Arientin Abdyli thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është në ofanzivë, derisa shton se në Serbi tanimë janë krijuar dy blloqe.

Ndërkaq, gazetari që jeton dhe vepron në Rusi, Misha Pumo, thotë se shteti rus nuk i beson më dhe aq shumë Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti monegask i Ferrari, Charles Leclerc, është larguar nga Belgjika…