Sulmohet me raketa Kievi, një i vrarë dhe 3 të plagosur

17 mars 2022 | 09:28

Të paktën një person është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse në Kiev. Raketa goditi një ndërtesë banimi gjatë natës në distriktin juglindor Darnytskyi të Kievit, sipas një deklarate të shërbimeve të urgjencës, shkruan skynews

Ndërtesa 16-katëshe u godit rreth orës 5.02 të mëngjesit me orën lokale.

Tridhjetë persona janë evakuuar deri më tani ndërkohë që vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, tha  ambasadori kinez…