Sulmohet me thikë një infermier në QKUK

26 shtator 2020 | 17:31

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se, sot në vendin e tij të punës është  sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri F.B.

Sulmi ka ndodhur, pas orës 14.00, derisa infermieri po kryente punën e tij.

“Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit  kirurgjik. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës. ShSKUK shpreh indinjatën e thellë për  këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve, të cilat janë të papranueshme”.

“Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi,  andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente. Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë  dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë”, bëhet me dije në njoftimin e ShSKUK-së.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencën për media, ka…