Sulmohet me vezë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës (foto)
22 korrik 2021
| 20:27
Janë gjuajtur vezë në drejtim të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka qenë në një aktivitet në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet kur disa persona gjuajtën me vezë.
Rama përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes.
“Ka shumë të pakenaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për panik. Prishtinës do t’i kthehet buzeqeshja e dashnia”, ka shkruar Rama.





