
Sulmohet menaxheri i një banke në Istog
09 shtator 2020
| 12:01
Një person e ka sulmuar menaxherin e një banke në Istog gjatë ditës së djeshme.
Policia i është përgjigjur rastit në fjalë, duke e shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.