
Sulmuesi i njohur ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare
07 shkurt 2021
| 09:50
Sulmuesi i Godoy Cruz, Santiago Garcia ka vdekur në moshën 30-vjeç.
Uruguaiani – i cili ishte mbiquajtur ‘Morro’ – u gjet i vdekur në banesën e tij në qytetin e Mendoza, siç raportohet së pari nga TyC Sports .
Media argjentinase shton se askush nuk kishte qenë në gjendje të binte në kontakt me Garcian për disa ditë megjithëse lojtari ishte i lidhur me një transferim në Velez Sarsfield, Estudiantes dhe Gimnasia
Rrethanat nuk besohet të jenë të dyshimta, ndërsa lojtari thuhet se po trajtohej për depresion.