Sunderlandi mbanë Xhakën, Beshiktashi monitoron situatën
Kapiteni Granit Xhaka pritet që edhe sezonin e ardhshëm të jetë figurë kyçe te skuadra e Sunderlandit, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij.
Së fundmi është raportuar se skuadra nga Turqia, Beshiktashi po insiston në transferimin e Xhakës këtë verë, pasi e sheh 33-vjeçarin si përforcim ideal për mesfushën.
Në fakt, sipas mediumeve turke, Xhaka është duke shqyrtuar largimin nga Sunderlandi pas vetëm një sezoni edhe pse me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Madje, është thënë se Xhaka është i hapur për një kalim te Beshiktashi, pasi tashmë ka marrë referenca pozitive në lidhje me klubin, futbollin turk dhe Superligën e Turqisë.
Në sezonin e tij të parë te Sunderlandi, Xhaka ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 6 asistime në 32 paraqitje, duke u shndërruar në lider të ekipit si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Ai te Sunderlandi është transferuar verën e shkuar nga Bayer Leverkuseni, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Arsenali, Borussia Monchengladbachu dhe Baseli.



