Sunny Hill Festival me pikë të shitjes së biletave në sheshin Zahiri Pajaziti 

25 korrik 2025 | 14:57

Për të gjithë fansat që mezi po presin Sunny Hill Festival 2025, kemi lajme të mira: tashmë është hapur Info Point-i zyrtar i festivalit, pika e vetme fizike ku mund të blini biletat tuaja për këtë edicion. Lokacioni: Sheshi “Zahir Pajaziti”. Orari i punës: Çdo ditë, nga ora 17:00 deri 22:00 

Çfarë mund bëni tani Info Point? 

Për momentin, mund blihen vetëm biletat fizike për festival. Ende nuk ka filluar shpërndarja e byzylykëve (bracelets) hyrjes. 

https://www.instagram.com/p/DMP8q-xN-_B/

Kur mund t’i merrni byzylykët? 

Shpërndarja e byzylykëve do nisë 4 ditë para fillimit festivalit. Lajmërimi me datat dhe vendet e sakta do bëhet shumë shpejtë përmes rrjeteve sociale dhe uebfaqes zyrtare festivalit. 

Pse është e rëndësishme ta merrni byzylykun herët? 

Nëse e merrni byzylykun tuaj paraprakisht, do të mund të shmangni radhët e gjata në ditët e festivalit dhe të hyni më shpejt. Organizatorët do të sigurojnë një qasje të veçantë për ata që kanë marrë paraprakisht byzylykët (bracelets). 

Si funksionon byzylyku? 

Përveç hyrjes shpejtë festival, byzylyku ju ofron edhe shumë përfitime. 

Përmes saj, ju mund të krijoni një kuletë digjitale përmes aplikacionit të FESTTIX e cila lidhet me QR kodin e byzylykut. Rrjedhimisht, mund të bëni blerje shumë më lehtë brenda hapësirës së festivalit – qoftë për ushqim, pije apo produkte të ndryshme të festivalit. 

Byzylyku ju mundëson : 

  • Të mbushni llogarinë e juaj paraprakisht; 

  • Të paguani shpejt dhe cashless; 

  • Të shmangni radhët dhe pritjet në hyrje të festivalit. 

Udhëzimet për krijimin e kuletës digjitale dhe përdorimin e saj janë publikuar tashmë në rrjetet sociale të Sunny Hill Festival.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo nuk është thjesht një togfjalësh i bukur për t’u…