Super gol nga Veldin Hoxha, Kosova barazon rezultatin ndaj Sllovakisë
26 mars 2026
| 21:11
Kombëtarja e Kosovës e ka barazuar rezultatin në përballjen ndaj Sllovakisë.
Ishte mesfushori Veldin Hoxha që shënoi një supergol për ta rikthyer Kosovën në lojë.
Pas asistimit të Mërgim Vojvodës, Hoxha shënoi nga distanca duke e lënë portierin pa asnjë shans (21’).



