Super-vetura që kushton 7 milionë euro

19 qershor 20:50

agani ka prezantuar një makinë të re, që do të jetë shumë e shtrenjtë dhe shumë ekskluzive në të njëjtën kohë.
“Krijesa” e re e markës italiane quhet Pagani Huayra Codalunga dhe karakteristika kryesore e saj, ashtu siç e thotë edhe vetë emri, është “bishti” i gjatë.

Ideja ishte të ndërtohej një makinë e ngjashme me makinat e garave të viteve ’60, mbi bazën e një Huayra Coupé. Pagani Huayra Codalunga është prodhuar në vetëm 5 njësi, të cilat janë shitur që të gjitha.

Duke qenë kaq e rrallë, kjo makinë ka dhe një çmim stratosferik: plot 7 milionë euro.
Sa i përket motorit, “Bishtgjata” ka një motor V12, me 840 kuaj fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot…