Superderbe në fundjavë në basketboll
06 mars 2026
| 16:26
Java e 23-të do të prodhojë superndeshje, ku gara sa vjen e bëhet më interesante, por edhe vendimtare për tetë skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll.
Duel mjaft interesant do të jetë ai mes Trepçës dhe Vëllaznimit që luhet të shtunën në Mitrovicë.
Ndërkohë, derbi i madh do të jetë në Suharekë të dielëb, kur Ylli ndeshet me Pejën.
ProCredit Superliga – Java 23
E shtunë
19:30 Trepça – Vëllaznimi
E diel
19:30 Golden Eagle Ylli – GO+ Peja
20:00 Bora – Sigal Prishtina
E hënë
19:30 Rahoveci 029 – Bashkimi



