Superkupa e Italisë luhet në Arabinë Saudite
Superkupa e Italisë në futboll do të luhet këtë javë, ndërsa formati është miniturne që do të organizohet në Arabinë Saudite.
Gjysmëfinalja e parë luhet të enjten nga ora 20:00 mes Napolit dhe Milanit, ndërsa të premten luajnë Bologna me Interin në gjysmëfinalen e dytë.
Te Napoli i padiskutueshëm pritet të jetë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani kurse te Milani mbetet të shihet nëse do të ketë minutazhë për mesfushorin Jashari.
Dy skuadrat që avancojnë tutje, do të përballen në finalen e madhe, që do të zhvillohet të dielën nga ora 20:00.
Në Superkupën italiane marrin pjesë kampioni i Italisë, nënkampioni, fituesi i Kupës dhe finalisti.
Napoli e Interi ishin kampion e nënkampion, ndërsa Kupën e fitoi Bologna duke e mposhtur Milanin në finale.
Të gjitha ndeshjet luhen në stadiumin “King Saud University” kurse fitues në fuqi i Superkupës italiane është Milani.



