
Superkupa zhvillohet në Ferizaj
03 shtator 2025
| 14:45
Gara për Superkupën e Kosovës në hendboll do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Turneu i Superkupës zhvillohet më 13 shtator.
Organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme e bën KH Kastrioti. Kontrata për organizimin e Superkupës është nënshkruar nga presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe kryetari i KH Kastrioti, Fisnik Jashari.
Nga ora 17:30 luhet ndeshja e hendbollisteve mes Istogut e Ferizajt. Ndërkohë hendbollistët e Rahovecit dhe Kastriotit takohen nga ora 20:00. Priten ndeshje interesante, numër i madh shikuesish dhe atmosferë e bukur sportive.