Superliga e Kosovës, Drita dhe Prishtina përballen sot në Gjilan

24 dhjetor 2025 | 10:53

Skuadrat e Dritës dhe Prishtinës do të përballen sot në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës.

Takimi do të zhvillohet nga ora 13:00 në Gjilan dhe ishte shtyrë javë më parë.

Drita, e drejtuar nga Zekirija Ramadani, synon t’i rikthehet fitoreve pas tri barazimeve radhazi, ndërsa Prishtina e Afrim Tovëranit vjen në këtë përballje pas fitores së parë të arritur javën e kaluar, pas një periudhe të gjatë pa fitore.

Në renditjen tabelore, Prishtina mban pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Drita ndodhet në vendin e pestë me 26 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indeksi i Pasaportave Henley, një nga disa renditje që matin…