
Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në vikend, publikohet orari
16 tetor 2025
| 11:12
Pro Credit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet të shtunën, pas pushimit përshkak të zgjedhjeve lokale.
Ndeshja e parë do të jetë në mes të Go+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit të shtunën nga ora 19:00.
Të dielën zhvillohen dy duele tjera, ku nga ora 17:00 Bashkimi e pret Rahovecin 029 ndërsa nga ora 19:00 Vëllaznimi është nikoqir i Trepçës.
Përballja në mes të Sigal Prishtinës dhe Borës zhvillohet të hënën nga ora 19:00.
Të gjitha ndeshjet mund të i ndiqni në kanalet sportive të Artmotion.