Superliga vazhdon të martën dhe të mërkurën, zbulohen çiftet e javës së 25-të

16 mars 2026 | 15:47

Superliga e futbollit do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.

Të martën dhe të mërkurën do të luhen pesë ndeshjet e kësaj xhirojë.

Dy liderët, Ballkani dhe Drita do të mundohen t’i fitojnë duelet përkatëse për ta ruajtur primatin dhe rivalitetin.

Therandasit do të përballen me Prishtinën e Re në udhëtim, kurse gjilanasit do ta presin Dukagjinin.

Ndërkohë, Prishtina do ta kërkojë këndelljen në Ferizaj, ndonëse e pret një punë mjaft e vështirë pasi vendësit kanë shumë nevojë për pikë.

Llapi po ashtu do të tentojë ta vazhdojë serinë e mirë në duel me Gjilanin në shtëpi, kurse Drenica do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi në ballafaqim me Malishevën, për t’i ikur sadopak fundit të tabelës.

May be an image of text that says 'FFK FEDERATA albi MALL SUPERLIGA KOSOVES FCFERIZAJ XHIRO 25 13217 FERIZAJ TE, 17.03. 2026 13:00 STADILIMI QYTEIT FERIZAJ FCPRISNTINA PRISHTINA BRENICA KENDEBA DRENICA E MARTE, 17.03. 2026 13:00 STADIUMI "BA_RAMALIU", เมม* SKENDERAJ MALISHEV MALISHEVA MALISHEVA LLAPI OKF.LLAPIO EMERKURE, 18.03.2026 18.0 2026 13:00 STADIJMI ZAHIR PAJAZITI" POOLJEVE CGJILANI GJILANI ប្ងៃ45 1947 DRITA E , 18.03.2026 13:00 GTANLIM RIARTIFIGIALE. AR DUKAGJINI PRSITHLAERE PRISHTINA E RE EMERKURE, 18.03.2026 13:00 FUSHA ARTIFICIALE MEUTALI FCBALLKANI BALLKANI'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe njohës i çështjeve të…