Supertanku amerikan (VIDEO)

05 mars 2018 | 11:39

Kompania  “Howe & Howe Technologies”  ka treguar se ka testuar me sukses një supertank, në gjendje që të udhëtojë me një shpejtësi marramendëse edhe në terrenet më të vështira.

Bëhet fjalë për mjetin e pagëzuar “Ripsaë”, i pajisur  me një motor 650 kuaj/fuqi për të lëvizur me shpejtësi dhe manovrim, si të jetë një lodër tankun që peshon 3626 kilogramë.

Binjakët Mike dhe Geoff Howe, të cilët zotërojnë kompaninë në fjalë kanë deklaruar se synimi fillestar i tyre gjatë ndërtimit të këtij tanku ishte ndërtimi i një mjeti në gjendje që të udhëtonte me një shpejtësi të tillë që të shpëtonte pa u dëmtuar ndjeshëm nga minat tokësore.

Por, me kalimin e kohës, kanë treguar ata, ideja fillestare ndryshoi dhe rezultati i sotëm është një makineri e blinduar, në pritje të zyrtarizimit të saj si pjesë e armatimit të ushtrisë amerikane.

Prototipi është tank i manovruar në distancë, por prodhimet e tjera mund të modifikohen dhe të përshtaten me drejtues manual./tch

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ahmet Jashari Të jetosh dhe të vdesësh i lirë!?…