Supremja refuzon ankesën e LV-së ndaj Sami Lushtakut

22 shtator 2025 | 16:30

Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundrejt vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Vetëvendosje ishte ankuar ndaj deklaratës së kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili në emisionin “Jehona Politike” në “Klan Kosova” kishte deklaruar ata që nuk e respektojnë prokurorinë duhet të tërhiqen zvarrë.

“Unë mendojë që qytetarët e këtij vendi duhet me dalë në rrugë dhe me dalë në protestë, dhe duhet me kërkuar që ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk respektojnë Prokurorinë, unë mendojë që ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”, kishte deklaruar Lushtaku.

Ankuesi në këtë rast, LV-ja ka pretenduar se janë bërë shkelje të Ligjit të përgjithshëm për zgjedhjet.

Por, kjo sipas Supremes nuk qëndron.

“Në përgjigjen në ankesë, pranuesi i ankesës ka deklaruar se pretendimet e ankuesit nuk qëndrojnë për arsye se, fillimisht, PDK-ja ka shpërndarë udhëzime të qarta dhe të detajuara për të gjithë anëtarët e saj, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Kjo është një masë për të siguruar që të gjithë të angazhuarit në aktivitete zgjedhore të përmbahen nga përdorimi i gjuhës fyese dhe kërcënuese, si dhe të ruajnë një nivel të lartë etik dhe profesionalizmi gjatë fushatës. Ky veprim i partisë është një dëshmi eangazhimit të saj për të siguruar një proces zgjedhor të ndershëm dhe pa incidente dhe se deklarata e tij, duhet të interpretohet si një thirrje për qytetarët që të reagojnë në mënyrë aktive dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ata që shkelin Ligjin dhe Kushtetutën, dhe se kjo deklaratë nuk mund të interpretohet si një nxitje për dhunë, por si një thirrje për veprime qytetare për të kërkuar respektimin e institucioneve të Kosovës, si dhe e njëjta ka për qëllim të nxisë një reagim qytetar dhe të bazuar në parimet e drejtësisë, dhe jo në një veprim të dhunshëm apo të jashtë ligjshëm”, është thënë në vendimin e Supremes.

Vendimin e plotë të Supremes mund ta lexoni: KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid po vazhdon politikën e transferimeve të mençura me…