Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj Listës Serbe

23 shtator 2025 | 15:26

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të 17 shtatorit.

Sipas këtij vendimi, PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga LV-ja kundër Lista Serbe, lidhur me pretendimet për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pathemeltë”, është thënë  në një njoftim të kësaj gjykate.

Në ankesën e LV-së të paraqitur në PZAP më 15 shtator theksohet se “subjekti politik Srpska Lista gjatë tubimit të hapjes së fushatës zgjedhore ka ekspozuar parullën “svi za brata milana”, duke shprehur kështu përkrahjen për Milan Radojiçiq, i cili është shpallur në kërkim nga institucionet e Republikës së Kosovës si organizator i sulmit terrorist në Banjska të vitit 2023”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar qeverinë Kurti…