Surprizat nga shkrirja e akullnajave

07 gusht 2020 | 11:38

Disa ekspertë kanë zbuluar mbetjet e një gjallese të gjatë rreth 10 metra që mendohet të jetë një Mamuth, ku kishte copa të indeve të buta dhe në kockat e tij ishin të bashkëngjitur edhe lëkura.

Zbulimi u bë në një liqen të Siberisë ku, sipas ekspertëve, gjallesa mendohet të ketë vdekur 10 mijë vjet më parë. Mamuthi mendohet të ketë qenë rreth 15-20 vjeç.

Ekspertët nga Qendra Shkencore për Studimet e Arktikut janë duke punuar për t’i studiuar mbetjet e gjallesës 10 mijë vjeçare që u gjet nën llumin e liqenit. Zbulimi i gjallesës gjigante vjen si pasojë e shkrirjes ekstreme të akujve gjatë viteve të fundit në Arktikun Siberian, që ka zbuluar krijesat e fshehura që nga kohët e lashta.

Ekspertët po përpiqen ta marrin ADN-në e mjaftueshme të mamuthëve, që janë zhdukur prej Epokës së Akullit, në mënyrë që t’i rikthejnë përsëri ata nëpërmjet një prove që do eksperimentojnë.

Ata mendojnë se nën sipërfaqen e liqenit mund të jetë një varrezë e madhe e mamuthëve dhe kafshëve të tjera që mund të gjenden aty, por kushtet aktuale e bëjnë të vështirë nxjerrjen e skeleteve. Mamuthët e kanë shkelur planetin gjatë Epokës së Akullit. Gjurmët e tyre të fundit u zhdukën rreth 4 000 vjet më parë në ishujt Artik rusë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur t`i miratojë projektrezolutat e…