Suspendimi i dialogut strategjik Kosovë – ShBA, Behrami: Janë të frikësuar edhe nga krijimi i një SPAK-u

18 shtator 2025 | 16:24

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se pezullimi i dialogut strategjik Kosovë – ShBA shpreh edhe një dimension “konvenimi” për Vetëvendosjen, siç edhe ka thënë vetë deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, se “na konvenon”.

Ai ka thënë se Vetëvendosje është e frikësuar nga krijimi i SPAK-ut në Kosovë.

“Suspendimi i dialogut me ShBA-në, strategji e LV-së për shmangie nga drejtësia. Në kuadër të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komponent shumë i rëndësishëm është edhe sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit. Në bazë të këtyre marrëdhënieve strategjike, Shqipëria, bashkë me mbështetjen amerikane, ka ndërtuar SPAK-un! Ndërsa, LV-ja tha se suspendimi i dialogut për krijimin e marrëdhënieve strategjike me ShBA-në ‘na konvenon’. Patjetër, sepse janë të frikësuar për krijimin e një SPAK-u në Kosovë! A thua pse?”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga është pjesë e jetës. Për në punë, për te…