Suspendohet nga puna një zyrtar i Komunës së Prishtinës

27 shtator 2018 | 17:31

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se kryetari Shpend Ahmeti, ka suspenduar një punëtor të kësaj komune, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet.

“Komuna e Prishtinës së fundmi është njoftuar nga njëra prej kompanive që realizon projekt të komunës, se pagesat për punët e kryera i janë vonuar. Që të shpejtohet procedura, kompania thotë sa i ka dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës. Si rrjedhojë, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, dhe kryetari Shpend Ahmeti e ka suspenduar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet, derisa të dëshmohet e kundërta. Sot u njoftuam që me urdhër të prokurorit, zyrtari në fjalë është shoqëruar në polici. Komuna e Prishtinës, si komunë shembull në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës, e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, ka…