Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plagosjen e një personi

10 mars 2026 | 15:52

Një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.Sh, i punësuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person

Kjo bërë me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK)

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse”, ka njoftuar ShKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland është rikthyer në stërvitjen e rregullt me skuadrën…