
Sutaj: Qytetarët po bindën se vetëm Bashkim Ramosaj meriton të fitojë, dhe atë bindshëm, mbi 75%
Hajdar Sutaj, bartës i listës së AAK-së në Deçan ka komentuar debatin e mbrëmëshëm me Jeta Xharrën të kandidatëve për kryetar komune në Deçan.
Sutaj ka shkruar në “Facebook” se kundërkandidatët e Ramosajt ishin të painformuar për punët në këtë komunë.
Sipas tij, shumica e kandidatëve e kanë garën me mllef, sikur të ishte personale.
Ai ka theksuar se Deçani është ndërtuar dhe zhvilluar përtej mundësive buxhetore që ka pasur.
“Sot është më i bukur dhe më i zhvilluar në terren, në të gjitha segmentet e jetë, dhe kjo falë punës e përkushtimit të kryetarit Bashkim Ramosaj”, ka thënë Sutaj.
Ai ka thënë se më 12 tetor, AAK-ja dhe Bashkim Ramosaj, me mbështetjen e qytetarëve do të shënojnë fitoren më të madhe të marrë ndonjëherë.
“Qytetarët mbrëmë u bindën (kush s’ka qenë i bindur) se vetëm Bashkim Ramosaj meriton të fitojë, dhe atë bindshëm, mbi 75% (pse jo edhe më shumë)”, ka shkruar Sutaj.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjesi miq!
Dy fjalë për debatin e mbrëmshëm të kandidatëve për kryetar të Deçanit në JETA!
E para, me gjithë respektin për të gjithë, aty u pa qartë që në të vërtetë në Deçan garojnë 6 kandidatë, por vetëm Bashkim Ramosaj është kryetar, dhe atë me një fitore të thellë e bindëse.
Puna nuk mund t’i mohohet askujt.
Deçani është ndërtuar dhe zhvilluar përtej mundësive buxhetore që ka pasur.
Sot është më i bukur dhe më i zhvilluar në terren, në të gjitha segmentet e jetë, dhe kjo falë punës e përkushtimit të Kryetarit Bashkim Ramosaj.
E dyta, 40 minuta nga gjithsej 58 minuta debat, u fol për Qendrën Rinore. Të painformuar sa duhet, ajo në fakt quhet Kompleksi “Fetnete Ramosaj”, në të cilin përfshihen:
• Kolonia e Artistëve
• Qendra Rinore
• Bujtinat për turistë
• Hapësirat rekreative
• Dhe Pishina Gjysmë Olimpike (që është në përfundim e sipër)
Kjo pronë, që i ka takuar AKM-së, me kërkesën e Kryetarit Ramosaj dhe me vendimin e Kryeministrit Haradinaj i është dhënë në pronësi Komunës. Kryetari Ramosaj e ka ideuar, projektuar dhe ndërtuar kompleksin më të bukur në trojet shqiptare.
Aty është e vendosor Drejtoria për Kuktur, Rini dhe Sport, Sektori i Trashigemis Kulturore, KVRL-ja, Ansambli i Deçanit, dhe vetëm një byfe 8×6 e shfrytëzon Shoqata Bjeshkatare “MARIASHI”, e cila për herë të parë e ka bërë Deçanin adresë të turizmit jo vetëm vendor, por edhe ndërkombëtar. (Shikoni video e foto, çdo vikend vijnë me qindra turistë, përfshirë edhe VIP të ndryshëm.) Kujtojmë këtu se më herët turistët vinin vetëm në Manastirin e Deçanit.
Sot jemi krenarë me punën e kësaj shoqate dhe të gjitha shoqatave në promovimin e turizmit.
(Anëtar bordi i saj është edhe Valdrin Ramosaj, që ka rastisur të jetë vëllai i kryetarit. A duhet t’i mohohen të gjitha të drejtat jetësore pse ai është vëlla i kryetarit? Jo, sepse të drejtën ia jep Zoti, pastaj edhe ligji e Kushtetuta e këtij vendi.)
Prandaj, përqendrimi i debatit vetëm në këtë pikë tregoi qartë mungesën e programit dhe vizionit për zhvillimin e Deçanit në 4 vitet e ardhshme.
E treta.
U pa që shumica e kandidatëve e kanë garën me mllef, sikur të ishte personale. E dimë të gjithë që nuk duhet të jetë ashtu. Gara duhet të bëhet me qetësi, me maturi, me kulturë, me integritet, me program, jo me sulme personale e familjare.
Një objekt në Deçan është ndërtuar nga një grup partnerësh, dhe mes tyre është edhe vëllai i vogël i ish-Kryeministrit Haradinaj. Pse kjo përbalta?
Pse vëlla paska të drejtë të ndërtojë gjithandej në Kosovë çdo kush, por një familjar i një familjeje që ka dhënë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë të pavarur paska me u paragjykuar edhe për një punë?
Pse nuk dolët (ju që e përmendet këtë familje) kur u vra Luan Haradinaj më 6 maj 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar? A thua boll u flijua familja e tyre, e po luftojmë e po vdesim vetëm ne të tjerët?
Ateherë paska bo, me kon krejt familja në luftë, me u vra krejt, e sot, nuk po bojka nese njëri nga antarët e kësaj familje po punojka me një grup miqesh, investitorë.
Nuk ju bën nder përfshirja e familjes emblematike Haradinaj në debat, si vlerë e Deçanit dhe Kombit, për një grusht vota.
Marrë për besë.
Nëse ka diçka që është jashtëligjshme, po more, adresohet në organet e rendit: polici, hetuesi, prokurori, etj. Shkoni e bone, edhe une jom për…Por e dini që nuk ka, sepse gjithçka është konkretisht sipas planeve të miratuara nga Kuvendi Komunal. Kryetari nuk miraton rregullore, i miraton Kuvendi i Komunës, dhe pastaj i aprovon (nëse janë në rregull sipas ligjit) ministria përkatëse. Ju e dini këtë shumë mirë, por dëshironi ta bëni mjegull, ndoshta “e han” ndokush.
Për fund.
Qytetarët mbrëmë u bindën (kush s’ka qenë i bindur) se vetëm Bashkim Ramosaj meriton të fitojë, dhe atë bindshëm, mbi 75% (pse jo edhe më shumë).
Sepse flet PUNA e tij.
Flet angazhimi i tij.
Flet përkushtimi i tij.
Flet zhvillimi i Deçanit në çdo sektor.
Deçani është më i bukur me punën dhe qeverisjen e Bashkim Ramosajt.
• Ka rrugë më të mira (duke përfshirë edhe nga qendra e qytetit).
• Qyteti është më i bukur.
• Shtrati i lumit dhe shetitorja janë shumë më të bukura.
• Pastërtia është dukshëm më e mirë.
• Shërbimet mjekësore dhe kushtet në hapësirat e QKMF-së janë më të mira.
• Arsimi është shumë më i mirë, dhe kushtet në shkolla po ashtu: janë ndërtuar 8 shkolla të reja, janë renovuar 10 të tjera dhe janë në projekt edhe 2 për vitin në të cilin po hyjmë.
• Bujqit dhe fermerët janë mbështetur përtej mundësive të komunës.
• Studentët janë përkrahur me bursa.
• Fshatrat kanë rrugë dhe ndriçim më të mirë.
• Për herë të parë, Deçani ka turizëm të zhvilluar e të organizuar.
• Ka investime edhe në infrastrukturën e Alpeve të bukura të Deçanit, si destinacion i turizmit dhe zhvillimit të komunës.
• Çdo sferë e jetës ka pasur investime dhe përmirësime të dukshme.
E kush mund t’i mohojë këto e shumë të tjera?
Qytetarët i shohin, i prekin, jetojnë me këto rezultate.
Dhe çdo ditë po ndërtohet e zhvillohet, dhe do të vazhdojë të ndërtohet e zhvillohet, me këtë punë dhe përkushtim që është model edhe për Pejën e për çdo komunë në Kosovë.
Me 12 tetor, AAK dhe Bashkim Ramosaj, me emër të Zotit dhe mbështetjen e qytetarëve, do të shënojnë fitoren më të madhe të marrë ndonjëherë.
#FLASIMmePUNË
#AAK174✅
#BashkimRamosajKryetar174✅