Sveçla: 578 policë serbë dhanë dorëheqje, u rrezikohet jeta nëse nuk e bënin një gjë të tillë

07 nëntor 2022 | 15:57

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut janë paraqitur afro 600 dorëheqje të zyrtarëve serbë.

“Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, ka thënë Sveçla në një konferencë për media së bashku me kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se policëve kërcënohen me jetë të japin dorëheqje.

“Dorëheqjet po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve, me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japin dorëheqje”, ka thënë Sveçla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javën e katërt të Superligës së Femrave, derbin e…