
Sveçla dhe ‘ambasadorja’ e ShBA-së diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë
22 maj 2025
| 10:50
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Ai ka bërë me dije se me diplomaten amerikane kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë.
“Kënaqësi të mirëpres në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati. Diskutuam mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për situatën e aktuale në vendin tonë. Mbetem i përkushtuar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të bazuar në interesat më të mira për dy shtetet tona”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.