Sveçla i përgjigjet Veliut: Veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me të do t’ju hetojmë

27 tetor 2020 | 22:20

Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të MPB-së, Agim Veliu që bëri ndaj tij.

Veliu ka thënë se Sveçla nuk ka kryer asnjë punë sa ishte në krye të MPB-së, dhe se duhet të japë llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve dhe për hapjen e kasafortës në MPB, raporton “Epoka e re”.

E Sveçla i ka thënë Veliut se “mund t’i shpërbëni gjithë njësitë e specializuara, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë e zbulojmë”.

“KOTËT kot e kanë. Mund t’i shpërbëni gjithë njësitë e specializuara, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë e zbulojmë. Mijëra policë mezi që presin që t’u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin tuaj korruptiv. HAJNAT N’BURG!”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Veliu, Xhelal Sveçlës: Gjatë qëndrimit në MPB nuk ke kryer asnjë punë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett nuk…