Sveçla: Lëvizja Vetëvendosje doli shumë më mirë se gjitha herët në zgjedhje lokale
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për zgjedhjet e djeshme të balotazhit.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë shumë më mirë se gjitha herët në zgjedhje lokale.
Sveçla ka theksuar se është e qartë se në Prishtinë askush nuk është fituesi, ndërsa humbësi më i madh është qytetari i saj.
“Lëvizja Vetëvendosje! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do t’i kushtojë më së shumti qytetarit”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.
Postimi i tij:
Dje u zhvillua dhe u përmbyll me sukses procesi i raundit të dytë zgjedhor ku qytetarët patën mundësinë të zgjedhin udhëheqjen e komunave të tyre. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli shumë më mirë se gjitha herat në zgjedhje lokale. Patjetër që pritshmëritë tona, me të drejtë ishin më të mëdha. Nëpër disa komuna na duhet punë më e madhe, e në disa më shumë qartësim të konceptit kundrejt votuesit.
Është e qartë se në Prishtinë askush nuk është fituesi ndërsa humbësi më i madh është qytetari i saj. Lëvizja VETËVENDOSJE! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do ti kushtojë më së shumti qytetarit.
Mbetet që angazhimi ynë të minimizoj dëmin e zvogëloj çmimin gjithmonë në të mirë të qytetarit e shoqërisë.
Të dashur aktivistë dhe qytetarë,
Ju faleminderit përzemërsisht për punën e palodhshme dhe besimin që na e keni dhënë. Vazhdojmë përpara dhe gjithmonë bashkë.
Ps.
Janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën. Ata që më njohin, e dinë shumë mirë se edhe kur kam qenë Drejtor i Inspeksionit, edhe si Deputet e tash Ministër, e mbi të gjitha gjithmonë si aktivist, unë kam reaguar ndaj shkeljeve e padrejtësive. Kështu do të vazhdoj, drejt dhe me shumë punë!



