Sveçla: Mbetjet kriminale të Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë

14 maj 2024 | 21:25

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se çdo ditë po zbulohen përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri.

Kjo reagim i ministrit vjen pas sasisë së madhe të armatimit që ka konfiskuar policia në Zveçan.

Tutje, ai ka thënë se mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë.

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona.

Mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë. Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”, ka thënë ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon të prijë si lidere…