Sveçla: Policia ndërhyri në disa raste kur qytetarët shkuan për të marrë ndihmat sociale

24 mars 2020 | 18:00

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Kosovë, Xhelal Sveçla ka thënë zbatimi i masave të Qeverisë së Kosovës, sot ka qenë për t’u lavdëruar, derisa ka përmendur edhe disa ngecje. Sipas tij, policia ka ndërhyrë në disa raste në radhët për marrjen e asistencës sociale për shkak të mosrespektimit të distancës sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Sveçla ka falenderuar policët, duke thënë se kur të kalojë kjo krizë, shoqëria dhe shteti do të duhet t’i japin rëndësinë e munguar policëve të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, kufizojnë lëvizjet dhe të mbajnë higjienën. “Falënderim të madh e të veçantë meritojnë policët e Kosovës. Ata janë në vijën e parë të luftës kundër virusit, bashkë me mjekët. Kur të kalojë kjo krizë, shoqëria dhe shteti do të duhet t’i japin rëndësinë e munguar policëve të Kosovës. E në situatën aktuale i ftoj qytetarët të ruajnë nivelin më të lartë të respektit dhe bashkëpunimit me motrat e vëllezërit tanë me uniforma të kaltra”, ka shkruar Sveqla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar të martën se…