Sveçla: Prokuroria dhe gjykata u treguan të papërgjegjshme në rastin Krivaqa

26 gusht 2021 | 12:57

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se prokurori dhe gjykata janë të treguar të papërgjegjshme në rastin Krivaqa.

Ai ka thënë se policia e ka kryer detyrën ashtu siç duhet në raport me të dyshuarin e 18-vjeçares në Ferizaj. “Policia me një angazhim të jashtëzakonshëm ka bërë arrestimin e këtij krimineli shumë të rrezikshëm. Ai 135 herë më herët është arrestuar. Policia në raport me këtë kriminel është sjellë ashtu siç është kërkuar, por se si janë proceduar lëndët është çështje e hetimit”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i habitur se si i dyshuari është lënë i lirë edhe pasi ka sulmuar policinë.

“Por sipas fakteve që janë prezantuar janë dy hallka që janë treguar të papërgjegjshme – prokuroria dhe gjykatat. Rasti i parafundit i këtij krimineli është sulmi ndaj zyrtarit policor me thikë. Pyetja është se si është e mundshme që pas një akti të tillë të një recidivisti ai lirohet nga burgu pas një muaji?”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deontay Wilder do t’i mjaftojnë 5 raunde për t’i shkaktuar…