Sveçla reagon për aksidentin e ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkup – Bllacë

18 qershor 2023 | 12:38

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se sapo është njoftuar mbrëmë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, është nisur tek vendi ngjarjes.

“Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit”.

“Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi”, ka njoftuar Sveçla në “Facebook”.

Ai ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugën për në Budapest para…