
Sveçla takon komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpunim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur priti sot në takim njoftues komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.
Sipas njoftimit të ministrisë, Sveçla ka falënderuar Federicin për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KFOR-i i ka ofruar vazhdimisht Kosovës, duke theksuar rëndësinë që KFOR-i ka në sigurinë e vendit. “Ai gjithashtu njoftoi Gjeneral Majorin, Franco Federici lidhur me prioritet e ministrisë së Punëve të Brendshme si luftimin dhe parandalimin e krimit dhe korrupsionit, rritja e integritetit institucional si dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e ministrisë.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se mbështetja e ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë e mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëveprim të vazhdojë edhe më tej.