Sveçla tregon se janë mbyllur disa komuna ilegale serbe: Koha e paligjshmërisë ka përfunduar (video)

02 shkurt 2024 | 16:15

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video në “Facebook”, ku ka ka njoftuar për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në Pejë e Klinë.

Sveçla ka theksuar se koha e paligjshmërisë në Kosovë tashmë ka përfunduar. Ai ka thënë se “mbesim të përkushtuar për fuqizimin” e institucioneve të Kosovës.

“Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës. Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë, komuna paralele e Klinës. Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj. Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka deklaruar se…