
Sveçla viziton kryetarin e ri të Leposaviqit: Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat
27 maj 2023
| 15:30
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot kryetarin e ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Ai ka thënë se Hetemit i ka uruar detyrën e re dhe i ka ofruar mbështetjen e tij në ushtrimin e funksionit si kryetar komune në Leposaviq.
“I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.