Sveçla viziton pikat kufitare në veri: Të përkushtuar maksimalisht në luftimin e grupeve kriminale

16 prill 2022 | 19:57

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, si dhe Shapjtejin ku sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar patrulla e Policisë së Kosovës.

“Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur. Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale”.

“Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda. Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se do të Vlvazhdojnë bashkë me përkushtim maksimal që të luftojnë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia hapur po provokon dhe këtë po e bën para…