Syla i ashpër me LDK-në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë

20 tetor 2025 | 20:53

Pas zhurmës së koalicionit VV-Xhafer Tahiri në Vushtrri, ku LDK-ja ngarendi menjëherë të thotë se nuk pati leje nga qendra për këtë marrëveshje, gazetari Valon Syla tha se kjo parti po zhgënjen.

“Ky rugovizmi po na del diçka marakli i marksistave. Ndërsa Fryma Abdixhikiane, pafuqishëm reagon kundër nga qendra mas një loje playstation”, shkroi Syla në Facebook.

Gjithashtu, ai ngacmoi paksa LDK-në, duke thënë se ndoshta është mirë që të kalojnë krejtësisht në Vetëvendosje.

“A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë. Tash analistat e shumtë të LDK’së dalin me një teori që PDK i ka fajet pse LDK doli andej”, tha Syla më tej.

LDK-ja tha se nuk i kishte dhënë leje Xhafer Tahirit ta bëjë marrëveshjen e sotme, të cilin madje e nënshkroi në prani të Albin Kurtit në qendër të Vushtrrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do…