Syla ngritët në këmbë gjatë emisionit: Kurti e ka pranuar Asociacionin

23 maj 2023 | 22:23

Gazetari, Valon Syla, ka ripërsëritur në Pressing të T7 se Albin Kurti veç e ka nënshkruar Asociacionin

Ai debatoi me dy analistët Sadri Ramabaja dhe Alisa Braho, për të cilët thotë se “nuk po e pranojnë që Kurti e ka pranuar Asociacionin”.

Më pas ai është ngritur në këmbë.

“Sa herë ta provoni këtë taktikë, ka me u ngrit në këmbë e ka me tha, mos mshtini me tha mos rreni. Po ka me tha Asociacion Asociacionin”, ka thënë Syla teksa përmendi intervistën e Kurtit në RTK për këtë çështje.

Sipas Sylës kjo punë është tepruar, duke pretenduar se “Kurti e ka pranuar atë”.

Ndërkaq gazetari, Ilir Mirena tha se “këto rrena më nuk durohen”, duke menduar si Syla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uji në rajonin e Mitrovicës është plotësisht i pijshëm. Këtë…