Syla për Kurtin: Nga niveli i koalicionit në Vushtrri, shkoi për diplomaci me gërrnaça në Londër

21 tetor 2025 | 21:23

Gazetari Valon Syla u tall me veprimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ditëve të fundit, ku nga koalicioni me Xhafer Tahirin në Vushtrri, fluturoi drejt Londrës për takim me mërgimtarët atje.

Kurti pati një takim me disa mërgimtarë në Londër, ku foli për pamundësinë e krijimit të qeverisë në Kosovë. Njëri i tha se e ka ‘kryet e ngritë’ e tjetri i kërkoi llogari për mospërkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Për këto ngjarje në Londër, Syla tha se kjo është një sjellje tipike e Albin Kurtit e mbushur me kopalla e mesele.

“Tash paramendo nga ky vend në këtë nivel Albin Kurti shkon në Londer, diplomaci me gërrnaça, po i dul njoni ja kish bo bajat… pse spo e mbeshtet UÇK’n në Hagê”, shkroi Syla.

“Kjo është kopallologji, apo Albin Diplomaci me llaskuca”, tha më tej gazetari Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të mos e formojë qeverinë e re dhe zgjedhjet…