Syla: Rugovistit s’ja qet dora me e votu VV-në, ata e votojnë ose LDK-në ose s’dalin hiç

14 janar 2021 | 22:20

Gazetari Valon Syla ka komentuar marrëveshjen e bashkëpunimit në mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d të presidentit, Vjosa Osmani.

Syla përmes një postimi ka thënë se LDK-ja ka shpëtuar pasi sipas tij rugovistat e vërtetë nuk e votojnë kurrë Vetëvendosjen.

“LDK shpëtoj. Rugovistave të vërtetë që thirret Vjosa Osmani se i përfaqëson, s’ja u qet dora me votu Vetëvendosjen, kurrë. Ata e votojnë veç LDK’në, ose sdalin hiq”, ka shkruar Syla.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Përmes një konference Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka komentuar refuzimin…