Sylejman Meholli reagon pasi Ferit Idrizi e denoncoi në Polici për kanosje

29 tetor 2025 | 21:18

Sylejman Meholli, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Vushtrrisë, ka reaguar pas denoncimit të kryetarit aktual dhe kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi, për kanosje në Policinë e Kosovës.

Meholli i ka quajtur shpifje e trillime pretendimet e Idrizit për kanosjen.

“Shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi dhe procedura gjyqësore – sepse e vërteta është arma jonë më e fortë! Viktimizimi dhe shpifjet e ulëta nuk kalojnë më. Nuk frikësohem nga askush, e aq më pak nga ata që i ka frikësuar humbja! Fitore plebishitare, asgjë më pak!”, ka shkruar Meholli në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është…