Sylejman Selimi refuzon dekoratën e Thaçit, kjo është letra e tij nga Burgu i Dubravës

20 shkurt 2018 | 21:24

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, emri i të cilit figuron në listën e personave që presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, e ka refuzuar dekoratën.

Në një letër që Selimi u ka dërguar familjes nga Burgu i Dubravës, të siguruar nga Indeksonline, ai ka përmendur arsyen e refuzimit. Gjenerali Selimi ka shkruar se nuk mund të pranoj dekoratë për merita lufte, kur po mbahet padrejtësisht në burg për gjoja krime lufte.

Deri tash dekoratat e Presidentit Hashim Thaçi i kanë refuzuar Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Veton Surroi, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja, Fatmir Limaj, familja e Agim Zatriqit, ‘Koha Ditore’ dhe Radio ‘Kosova e Lirë’.

Më poshtë gjeni letrën e Selimit nga Dubrava:

Kam pase nderin te marr dekorata dhe mirenjohje nga presonalitete te ndryshme vendore e nderkombetare, nga presidente te Kosoves, nga presidente te Shqiperise, pastaj nga personalitete nderkombetare si Sekretari i Pegjithshem i NATO-s, nga admirale dhe gjenerale te NATO-s, nga shume komandante te KFOR-it, nga Kryeadministratori I Kosoves, nga Komandanti i Gardes i Shtetit te Ajovas – SHBA, nga ambasadori ameikan si dhe nga shume personalitete tjere vendore e nderkombetare.
Sa here jam dekoruar ose nderuar me mirenjohje jam ndier krenar qe eshte vleresuar kontributi dhe puna ime ne sherbimin ndaj vendit.
Por, sot ne media pash emrin tim ne mesin e shume emrave te dekoruar nga Presidenti i Kosoves ne 10 vjetorin e Pavaresise.
Si mund te dekorohem per merita lufte kur une po mbahem padrejtesisht ne burg gjoja per krime lufte?
Prandaj dekorata e till per mua eshte e pa pranueshme, per aq sa une mbahem dhe denohem padrejtesisht.

Une refuzoj kete dekorate duke mos pranuar keshtu te jam i fyer nga hipokrizia!

19 Shkurt 2018
Sylejman Selimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llojet e pemëve, tregtari Beqir Avdiu, i ka të njëjta…