Sylvinho: Krenar për lojtarët, tani të përgatitemi për Serbinë   

10 shtator 2025 | 11:01

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, analizoi fitoren 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke e cilësuar një ndeshje të vështirë për shkak të forcës fizike të rivalëve dhe mungesës së golit të dytë. Ai foli për ndryshimet në formacion, rolin e Brojës, rikthimin e Bajramit, si dhe kontributin e Asllanit, duke u shprehur i kënaqur me përkushtimin e skuadrës dhe duke e kthyer vëmendjen tek sfida e ardhshme me Serbinë.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të vështirë me Letoninë. Ata kanë luajtur një ndeshje shumë të ngjashme edhe ndaj Serbisë. Është një kundërshtar i fortë dhe fizikisht i fuqishëm. Nëse nuk arrin të shënosh golin e dytë, mund të rrezikosh deri në fund të takimit. E kemi parë Letoninë si ndaj Serbisë, ashtu edhe ndaj Anglisë dhe e dimë që janë të rrezikshëm në dy-tri raste që mund të krijojnë. Sa i përket ndryshimeve në formacion, vendosëm të aktivizonim Bajramin pasi mund të luajë jashtë zonës dhe të depërtojë. Duhet t’i japim gjithashtu merita kundërshtarit. Në pjesën e dytë, Broja kishte hapësira në sulm dhe bëri disa kundërsulme. Ai është në ndryshim ekipi dhe e ka të vështirë të tregojë veten me pak minuta në Kombëtare. Nuk është një nr. 9 tipik, por mund të bëjë mirë duke depërtuar në zonë”, ka thënë Sylvinho.

“Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Jemi stërvitur për dhjetë ditë për këto dy ndeshje. E analizuam ndeshjen e kaluar të Letonisë me Serbinë, por tani s’mund të them se e kam në mendje. Pas tri ditësh vazhdojmë punën për të parë se çfarë do të bëjmë në përballjen ndaj Serbisë në tetor. Asllani është një djalë shumë i mirë dhe po bën mirë me skuadrën e tij të re. Nedim Bajrami ka bërë një rikthim shumë të mirë sot. Po punojnë fort, me kokën ulur, për të marrë rezultate”, ka deklaruar Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muharrem Dervishaj shpall te pa vlefshme diploma e shkollës se…