Sylvinho pas barazimit me Letoninë: Qasja e lojtarëve ishte e gabuar 

11 qershor 2025 | 11:22

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi për herë të dytë radhazi në kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria u ndal edhe nga Letonia pas Serbisë me shifrat 1-1.

Pas ndeshjes, foli edhe Sylvinho, duke pranuar se ka gabuar në qasje.

“Futbolli nuk të fal, në pjesën e parë kemi gabuar goxha në qarkullimin e topit. Objektiv vendi i dytë? Nëse teorinë, pra ato në letër nuk i hedh në fushë, edhe po të ishim ekip si Gjermania apo Brazili, përsëri nuk e kapnim dot objektivin. Por sigurisht që ne u futëm në fushë për fitoren”, ka thënë Sylvinho.

“Shumë të gabuar në pjesën e parë, në pjesën e dytë ekipi po shtynte para për të shënuar gol. E theksoj se nuk është formacioni, por qasja e lojtarëve që kanë në fushën e lojës. Qasja ishte e gabuar, pjesa e parë ishte ashtu. Mund të pësonim dhe një gol ku mund të ishim në disavantazh”, ka shtuar Sylvinho.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company është një prej rrjeteve më të mëdha të…