Synimet për vitin 2023, Kurti falënderon anëtarët e kabinetit qeveritar për punën gjatë 2022-tës

22 janar 2023 | 20:02

Zyra e Kryeministrit dhe kabinetet politike të ministrive mbajtën punëtori, u prezantuan arritjet e deritanishme dhe planet për këtë vit

Gjatë dy ditëve të kësaj fundjave, zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive kanë zhvilluar punëtori të përbashkët.

Në këto takime, të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit, ministritë prezantuan rezultatet, arritjet dhe sfidat tyre gjatë vitit të kaluar, si dhe planet dhe synimet për vitin 2023.

Kryeministri Kurti i falënderoi anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punë përgjatë vitit 2022.

“Ai i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2023 në realizimin e punëve të nisura dhe zotimeve të programit qeverisës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të​ qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Ndryshe, kryeministri Kurti, të dielën e 22 janarit, ka vizituar komunat e prekura nga vërshimet si Skenderaj e Mitrovicë.

Ai ka thënë se Qeveria po bashkëpunon me komunat për t’i mbështetur qytetarët për ta tejkaluar situatën.

“Qeveria dhe komunat po punojnë bashkë në mbështetjen e qytetarëve dhe tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falënderuar për angazhim të gjithë, derisa u shpreh se e mira e kësaj, është fakti që nuk ka jetë të humbura nga vërshimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia thotë se po kërkohen të dyshuarit Një serb i…