Szczesny do të vazhdojë me Barcelonën

22 qershor 2025 | 16:21

Portieri polak Wojciech Szczesny do të vazhdojë të mbrojë portën e Barcelonës edhe për dy sezone të tjera. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka konfirmuar se marrëveshja e re është arritur dhe pritet të nënshkruhet së shpejti.

“Stilolapsi do të vendoset në letër dhe Szczesny do të qëndrojë me ne,” deklaroi Deco, duke konfirmuar qëndrimin e gardianit të përfaqësueses së Polonisë në “Camp Nou”.

Kontrata e re do ta mbajë Szczesnyn te Barcelona deri në qershorin e vitit 2027. Marrëveshja është përfunduar në mënyrë verbale dhe, sipas raportimeve të mëparshme, ishte vendosur prej dy javësh. Tani gjithçka është gati për zyrtarizim.

Historia e Szczesnyt te Barça vazhdon, ndërsa klubi vazhdon të ndërtojë një skuadër të qëndrueshme për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Oviedo është skuadra e fundit që siguron ngjitjen në…