
Szczesny: Italia do ta mposhtë këtë virus, krenar që jam këtu
Mesazh afrimiteti dhe solidariteti i portierit polak të Juventusit, Wojciech Szczesny, në izolim pas rasteve të Rugani dhe Matuidi me “Coronavirus”.
“Dikush mund ta konsiderojë veten të pafat se është në Itali për momentin, por unë nuk jam dakord. Ndihem me fat këtu, sepse e di që është një vend, i cili do ta mposhtë këtë virus me unitet dhe pasion”. Klubi i Juventusit i është përgjigjur menjëherë: “Krenar për ju”!
Polaku luan në Serie A që nga viti 2015. Ai e tregon dashurinë për Italinë edhe në ditë shumë të vështira. 29-vjeçari i bashkohet përmes rrjeteve sociale korit të solidaritetit. Pasi postoi në faqen e tij në “Instagram” një foto të amurit italian, bëri edhe postimin prekës: “Ndërsa vazhdojmë të shqetësohemi për familjet dhe të dashurit tanë, duke u lutur që ata të mos preken nga virusi, pyesim veten se si dhe pse ndodhi kjo. Pyetje për të cilat nuk mund të gjejmë kurrë përgjigje”.
Pyetja e portierit bardhezi ka të bëjë edhe me të ardhmen: “Si do të ndikojë kjo situatë në shoqërinë tonë? A do të kthehen gjërat në normalitet?” Me siguri dhe një mesazh afërsie për të gjithë popullin italian: “Dikush mund ta konsiderojë veten të pafat për të qenë në Itali në këtë moment, vendi më i prekur nga virusi. Por, unë nuk jam dakord. Ndihem me fat këtu, sepse e di që është një vend që do ta mundë këtë virus me unitet dhe pasion, cilësi për të cilat italianët janë të famshëm”.
Për polakun, brezat e ardhshëm do të kujtojnë gjërat më pozitive të këtij vendi e jo COVID-19: “Për brezat që do të vijnë, fëmijët nga e gjithë bota do të studiojnë një histori të jashtëzakonshme të këtij vendi. Ata do të mësojnë për artin e tij të mrekullueshme, arkitekturën e saj unike, modën, ushqimin e shijshëm. Në libra të historisë nuk do të gjeni asgjë për Covid19. Për shkak se Italia është më e madhe, më e mirë dhe më e fortë se ky virus. Pra, më mungon familja ime tmerrësisht dhe lutem për mirëqenien e saj, por jam krenar që e ndaj me këtë popull italian këtë moment të vështirë. Qëndro e fortë Itali, gjithçka do të shkojë mirë!”.