Szunyog: Është e rëndësishme të përforcojmë pozitën e Kosovës në Ballkan

09 maj 16:53

Për të shënuar Ditën e Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë kanë organizuar aktivitete të shumta kulturore, arsimore dhe argëtuese. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vlerësuar se aktivitetet e organizuara synojnë të përcjellin pro-evropianizmin e Kosovës.

“Sot është Dita e Evropës dhe ne dëshirojmë të festojmë këtë ditë të veçantë për Bashkimin Evropian së bashku me qytetarët e Kosovës dhe jemi me fat që moti është shumë i mirë sot dhe ne do të kemi një sërë aktivitetesh duke përfshirë edhe disa aktivitete fizike po ashtu edhe virtuale, jo vetëm në Kosovën por edhe në regjion. Kështu që mendoj se është e rëndësishme të përforcojmë pozitën e Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojmë mesazhin e të ardhmes Evropian të Kosovës dhe gjithë regjionit”, ka deklaruar Szunyog për “Ekonomia Online”.

Szunyog ka deklaruar se shpreson se me këtë aktivitet do t’i japin ngjyra Prishtinës.

“Jam shumë i kënaqur se tani kemi edhe demonstrimin praktik të Ditës së Evropës këtu tek shkallë duke i përdorur ngjyrat e Bashkimit Evropian, po ashtu për t’i dhënë ngjyra Prishtinës dhe më optimiste me veprat e artistëve belgë. Ngjyrat që do të përdoren janë ngjyrat e qëndrueshme, prandaj shpresojmë se ky do të jetë një kontribut i vlefshëm për zhvillimin e Prishtinës si një qytete evropian”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…