
Szunyog takon Lladrovcin, përgëzon për zbatimin e projektit të BE-së për arsim
25 qershor 2024
| 13:59
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se të martën ka vizituar Drenasin dhe është takuar me kryetarin Ramiz Lladrovci.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ai ka theksuar se kanë diskutuar për çështjet e qeverisjes lokale.
“E përgëzova për zbatimin e një projekti të financuar nga BE-ja që synon adresimin e nevojave të sistemit arsimor të Kosovës dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies”, ka thënë Szunyog.